Top Channel/ Kaos me pezullimin e fondeve/ Media amerikane: “Trump është tërhequr”
29/01/2025 23:44

Vetëm disa orë pasi institucionet shqiptare ishin njoftuar të mërkurën zyrtarisht nga ambasada e SHBA për pezullimin e fondeve të mbështetjes mbas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga presidenti Donald Trump, media amerikane njoftoi se Shtëpia e Bardhë ishte tërhequr nga vendimi. Dhe këtu nisi kaosi... “The Washington Post” njoftoi rreth orës 20.00 të së mërkurës se Trump ishte tërhequr nga pezullimi i fondeve federale. Lajmi bëri xhiron e botës brenda pak minutash, ndërsa Shtëpia e Bardhë doli nxitimthi me një komunikatë duke pretenduar se ishte anuluar një memorandum nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit, jo urdhri ekzekutiv. Po çfarë është pezullimi i një memorandumi, derivat i një urdhri ekzekutiv të Presidentit të SHBA? Shumë media e cilësuan të paqartë dhe vendosën ta konsiderojnë një tërheqje të Trump për pezullimin e fondeve. Qëndrimin e tyre nuk e ndryshoi as deklarata e sekretares së Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt që theksoi se “Ky nuk është një anulim i ngrirjes së financimit federal. Është thjesht një anulim i memorandumit të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit. Pse ndodh kjo? Për t’i dhënë fund çdo konfuzioni të krijuar nga urdhri i gjykatës. Urdhrat ekzekutiv të Presidentit për financimin federal mbeten në fuqi dhe efekt të plotë dhe do të zbatohen me rigorozitet”, shkruante ajo në platformën X. Aq e koklavitur u bë situata, sa edhe “BBC” njoftoi se i ka kërkuar zyrtarisht Shtëpisë së Bardhë të sqarojë ndryshimin mes pezullimit të memorandumit dhe pezullimit të urdhrit ekzekutiv. Urdhri ishte planifikuar të hynte në fuqi në orën 17:00. të së martës, por u pezullua nga një gjykatës federal të paktën deri të hënën pas një seance gjyqësore urgjente të kërkuar nga grupet jofitimprurëse që marrin fonde federale. Kur presidenti Trump u pyet rreth dy orë më vonë në një konferencë për shtyp ai gjithashtu ishte i paqartë. Ose më saktë, e vuri theksin diku tjetër: te qendra e re për emigrantët që do të hapë në Guantanamo. “Do të jetë një kamp për refugjatët me një kapacitet prej 30 mijë personash. Aty do të çojmë emigrantët më të rrezikshëm për t’u treguar të gjithëve se Amerika nuk mund të shfrytëzohet më. Jemi vendi që presim më shumë emigrantë dhe kjo do të marrë fund”. Trump kërcënoi edhe punonjësit e administratës që punonin nga shtëpia. “Duhet të kthehen fizikisht në punë, ose do të firmos pushimin e tyre nga puna”, deklaroi ai.

Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00