Top Channel/ Kaos me kontrollet kufitare, BE merr vendimin për sistemin e ri të udhëtimeve
07/07/2026 21:51

Bashkimi Europian pritet të shtyjë për vitin e ardhshëm nisjen e sistemit të ri online për autorizimin paraprak të udhëtarëve nga vendet jashtë BE-së, pas problemeve të hasura me zbatimin e një sistemi tjetër të kontrollit kufitar elektronik. Sistemi Etias (Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit), i ngjashëm me modelin amerikan ESTA, do të prekë rreth 1.4 miliardë udhëtarë që aktualisht mund të hyjnë në zonën Schengen pa vizë, përfshirë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas rregullave të reja, udhëtarët do të duhet të regjistrohen online përpara udhëtimit, të paguajnë një tarifë prej 20 eurosh dhe t’i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë përpara se të marrin autorizimin për hyrje. Vendimi për shtyrjen e Etias lidhet me vështirësitë teknike dhe vonesat në zbatimin e sistemit tjetër kufitar të BE-së, EES (Sistemi Hyrje/Dalje), i cili kërkon regjistrimin e gjurmëve të gishtërinjve dhe imazheve të fytyrës për qytetarët jashtë Bashkimit Evropian. Problemet me EES kanë shkaktuar radhë të gjata në disa aeroporte dhe pika kufitare, duke ngritur shqetësime edhe nga industria e aviacionit për vështirësi gjatë sezonit veror të udhëtimeve. Agjencia europiane EU-Lisa, përgjegjëse për zbatimin e Etias, ka pranuar se nisja e sistemit deri në fund të këtij viti, siç ishte planifikuar fillimisht, nuk duket më e realizueshme. Bordi drejtues i EU-Lisa ka diskutuar në qershor mundësinë e shtyrjes së afatit dhe pritet të rikthehet te kjo çështje në muajt e ardhshëm për të përcaktuar një kalendar të ri. Një zyrtar i informuar mbi procesin tha se ende ekzistojnë probleme teknike me sistemin dhe se prioritet duhet të jetë stabilizimi i EES përpara se të vendoset një tjetër procedurë që mund të rrisë më tej vonesat në kufi. Komisioni Europian deklaroi se përgatitjet për nisjen e Etias vazhdojnë, por theksoi se për sisteme të mëdha teknologjike duhet të merren parasysh faktorë të shumtë përpara aktivizimit të tyre. Sistemi EES ishte planifikuar fillimisht të hynte në fuqi në vitin 2022, por është shtyrë disa herë për shkak të problemeve me prokurimet, çështjeve teknike dhe ritmeve të ndryshme të përgatitjes në vendet anëtare. Disa zyrtarë të BE-së vlerësojnë se vonesa e Etias mund të jetë relativisht e shkurtër, ndërsa të tjerë e konsiderojnë të pamundur nisjen e tij brenda këtij viti.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55