Top Channel/ Kanosi me sëpatë taksistin në Tiranë dhe e grabiti, momenti kur arrestohet autori
19/06/2026 17:45

Pas një sërë hetimesh lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku një shofer taksie u kanos me mjet prerës nga një pasagjer, i cili i mori gjithashtu një shumë parash dhe një varëse floriri, policia ka arritur të sekuestrojë objektet e grabitura. Autori i dyshuar është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, i fshehur në territorin e fshatit Qeha, në afërsi të zonës ku kishte ndodhur krimi. Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar varësja e vjedhur dhe një celular. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Taksimetri”, hetimet e thelluara kanë zbuluar se i dyshuari, shtetasi T. M., 27 vjeç, dyshohet i përfshirë edhe në disa vjedhje të tjera të ndodhura gjatë muajit qershor në Tiranë, Krujë dhe Durrës. Nga të dhënat hetimore rezulton se ai dyshohet për: vjedhje me kanosje në një treg në Fushë Krujë më 5 qershor; vjedhje me mjet prerës në një biznes në rrugën “Llazi Miho”, Tiranë, më 10 qershor; grabitje me kërcënim në rrugën “Skënder Kosturi”, ku është marrë varëse floriri dhe është ushtruar edhe dhunë fizike; vjedhje në një taksi në Derven, Fushë Krujë, më 15 qershor; dhe një tjetër rast në Shënavlash, Durrës, më 17 qershor. Policia bën me dije se në disa prej rasteve janë përdorur mjete prerëse ose sende të ngjashme me armë zjarri për kanosje të viktimave.

Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38