Shqipëria ende fsheh vende të mrekullueshme që ja vlen, jo vetëm të vizitohen, por edhe të promovohen. Kanionet e Holtës në Gramsh tashmë janë kthyer në destinacion për turistët, jo vetëm gjatë fundjavave, por çdo ditë këtu gjen qindra vizitorë. Duket se më të apasionuiarit për të zbuluar bukuritë shqiptare janë të huajt.