Përleshje të ashpra shpërthyen në Bukuresht mes mbështetësve të kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu dhe policisë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t`i ndalonte kandidatit pro-rus pjesëmarrjen në presidencialet që do të rimbahen këtë muaj. Komisioni njoftoi më herët se nuk e kishte pranuar aplikimin e Georgescut të ekstremit të djathtë bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila anuloi zgjedhjet e nëntorit, pas fitores së tij në rundin e parë. "Kandidatura e tij nuk plotëson kushtet e kërkuara me ligj, siç janë përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në dhjetor të vitit 2024", thuhet në deklaratën e Komisionit.