Asnjëri prej kandidatëve për kancelar në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm nuk i kënaq votuesit gjermanë. Në një sondazh të barometrit politik të televizionit gjerman, ZDF "Politbarometer", rezulton se shumica dërrmuese e të anketuarve nuk kanë vlerësim pozitiv për kandidatët për postin e kryeministrit që hyjnë në garë në zgjedhjet e Bundestagut vitin e ardhshëm.