Top Channel/ Kanali i Panamasë po thahet. Zgjatet me një vit kufizimi i kalimeve të anijeve në kanal
26/08/2023 21:05

Kohëzgjatja e kufizimit të kalimeve për shkak të thatësirës në Kanalin e Panamasë, që lidh Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor, është zgjatur për një vit, njoftuan autoritetet. Autoritetet e Kanalit të Panamasë që lidh Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor, njoftuan se kalimi i anijeve nëpër kanal do të kufizohet edhe për një vit për shkak të thatësirës që ka ulur nivelin e ujit. Në një deklaratë me shkrim nga administrata e kanalit thuhet se “Ndërsa ne nuk mund ta kontrollojmë natyrën, ne mund t’i përshtatim operacionet tona për të siguruar një fluks konkurrues të anijeve. Liria e zgjedhjes është jetike. Ne kuptojmë se klientët tanë kanë zgjedhje dhe është detyra jonë të sigurojmë që shërbimet tona të mbeten zgjedhja më e mirë. Nëse klientët zgjedhin një rrugë tjetër përkohësisht, ne e respektojmë dhe e kuptojmë vendimin e tyre”. Kanali Panamasë po përjeton periudhën më të thatë prej më shumë se një shekulli dhe ka nevojë për ujëra shiu. Sipas njoftimeve, më shumë se 200 anije janë bllokuar në rrugën ujore prej 80 kilometrash që lidh Atlantikun me Paqësorin, ndërsa disa kompani po kërkojnë rrugë alternative. Sipas ekspertëve, kufizimet, që rrisin kostot e transportit për firmat, mund të bëjnë më shumë presion mbi çmimet e mallrave të konsumit. Më 30 korrik, u vendos që të kufizohej numri i anijeve që kalonin Kanalin e Panamasë në 32 në ditë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09