Top Channel/ Kanadaja “shpëton” Gjermaninë: Dërgon turbinën për Nord Stream 1!
11/07/2022 19:12

Ministrie jashtme dhe ajo e energjisë e Ukrainës u shprehën thellësisht të zhgënjyera nga vendimi i Kanadasë për t'i dorëzuar Gjermanisë një turbinë gazi të nevojshme për tubacionin Nord Stream 1. Më herët, Gazpromi rus njoftoi se ka ulur kapacitetin e këtij gazsjellësi në vetëm 40% të nivelit të zakonshme, duke përmendur kthimin e vonuar të turbinës së Siemens Energy e Gjermanisë, që po riparohej nga kanadezët, por që për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës, ishte thënë se ajo nuk do të nisej në Gjermani. Kanadaja duket, vendosi ndryshe, cka u përshëndet nga Siemens si një hap i parë i domosdoshëm drejt zhbllokimit të situatës. “Aktualisht, ekspertët tanë janë duke punuar intensivisht për logjistikën e mëtejshme, "tha kompania në një deklaratë të saj. Siemens Energy në një deklaratë.“ Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po merrte frymë lirisht që Kanadaja i hapi rrugën për dorëzimin të turbinës. E gjithë kjo situatë ka nxjerrë në pah pasojat e paparashikuara të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë në përgjigje të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.Thuhet se në bazë të kompromisit, turbina do të dërgohej fillimisht në Gjermani, kështu që Kanadaja nuk shkel asnjë sanksion. Më pas Gjermania do ta dorëzojë turbinën në Rusi. Kievi megjithatë i bëri thirrje palës kanadeze të anullojë vendimin e saj dhe të mos plotësojë tekat e Moskës. Nga sot gazsjellësi Nord Stream 1 është mbyllur për të filluar punimet. Nëse pas 14 ditësh punimesh do të vazhdojë të rrjedhë gaz drejt Gjermanisë nuk dihet. "Nëse turbina vjen, kjo lejon një rritje të sasisë", thuhet nga Kremlini, që zyrtarisht thekson, se Rusia nuk e përdor gazin si mjet presioni politik. Pamjet: AFP

Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52
Top News – Rrëzon dronët e Iranit në Gjirin Persik / Çfarë merr Ukraina në këmbim të ndihmës…?
11/04 09:35
Top News – ‘Shtet kancerogjen dhe mallkim i njerëzimit’. Ministri pakistanez sulmon Izraelin
11/04 09:32
Top News – Bllokohet porti i Antverpit / Nafta derdhet në det, ndotje dhe dëm ekonomik
11/04 09:32
Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36