Top Channel/ Kanadaja, sanksione krerëve iranianë: Goditet ashpër “policia e moralit”!
03/10/2022 22:55

34 individë dhe entitete në Iran, përfshire pjesëtarë të Gardës Revolucionare dhe policinë e moralit, janë sanksionuar nga qeveria e Kanadasë. Sanksionet, sipas ministres së jashtme kanadeze, Melanie Joly, janë në përgjigje “të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut” të kryera në republikën islamike, përshirë “persekutimin sistematik” të grave në veçanti, dhe veprimeve “skandaloze” të kryera nga policia e moralit, që çuan në vdekjen e Mahsa Aminit, 22 vjeçe, e cila ndërroi jetë pas u vendos në paraburgim pasi nuk kishte vendosur “sic duhet hixhabin”. “Irani ka vazhduar të kryejë shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar, shkelje që janë të dokumentuara, përfshirë edhe shpërfilljen ndaj jetës së njerëzve”, thuhet në një deklaratë të saj. Lista përfshin 25 individë dhe nëntë entitete. Në shënjestrën e Kanadasë kanë përfunduar ems të tjerësh gjeneralmajori i Gardës Revolucionare Mohammed-Hossein Bagheri, shefi i stafit të forcave të armatosura të Iranit gjeneralmajor Hossein Salami, komandanti suprem i Gardës Revolucionare Esmail Qaani, komandanti i forcave Kuds Evin Prison, dhe kreu i policisë së moralit Mohammad Rostami Cheshmeh Gachi. Autoritetet iraniane ende vazhdojnë të pretendojnë se Amini u shua nga një atak kardiak në 16 shtator, por të afërmit e saj dhe shumë iranianë të tjerë i hedhin poshtë këto pretendime e thonë se 22 vjecarja vdiq pasi u rrah brutalisht nga policia. Vdekja e saj shkaktoi një valë protestash në vend, të cilat vazhdojnë prej ditësh. Por lidershipi Iranian duket nuk ka ndërmend të zbutet përpara indinjatës popullore. Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, fajësoi ndikimet e huaja për trazirat që kanë pushtuar një sërë qytete të vendit dhe deklaroi se forcat e sigurisë kanë mbështetjen e plotë të tij për të shtypur protestat. Pamjet: AFP

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57