Edhe në stinën e dimrit në Kanada, sezoni rekord i zjarreve që vendi shënoi gjatë vitit, nuk konsiderohet i mbyllur. BBC thotë se të ashtequajtura “ zjarre zombie”, po digjen me një shpejtësi të paprecendentë poshtë shtresave të trasha të dëborës, duke shtuar ankthin e asaj që mund të sjellin muajt e verës.