Kanadaja do t’i shtohet listës së vendeve që do të njohin në shtator shtetin e Palestinës. Deklaratën e bëri kryeministri kanadez Mark Carney, duke e rreshtuar vendin e tij krah Francës, Britanisë së Madhe por edhe Maltës në rast se Izraeli nuk përmbush kushtet që përfshijnë rënien dakord për një armëpushim në Gaza.