Rregulla të reja për kultivimin e lëndës narkotike cannabis për qëllime mjekësore. Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi mënyrën se si do të rritet dhe monitorohet cannabis-i mjekësor në vendin tonë. Subjektet e licencuara për ushtrimin e kësaj veprimtarie do t’i mbjellin serat vetëm me fare cannabis-i të lejuara nga BE-ja. Për çdo porosi, tregtari i cannabis-it duhet të njoftojë Ministrinë e Bujqësisë 15 ditë para se dërgesa të mbërrijë në doganë.