Pesë studio ndërkombëtare të arkitekturës u bënë pjesë e finales së konkursit për projektimin e kampusit të ri studentor, por në fund, vetëm njëra prej tyre arriti të bindë plotësisht jurinë. Projekti fitues u përzgjodh për shkak të ndjeshmërisë ndaj peizazhit, zgjidhjeve për menaxhimin e ujit dhe kostos së përballueshme, duke u vlerësuar si një model që i shërben drejtpërdrejt njerëzve dhe mjedisit. “Jemi shumë të lumtur që u përzgjodhëm dhe që juria e studentëve votoi për këtë projekt... Propozimi ynë u përzgjodh për shkak të rëndësisë së peizazhit, fleksibilitetit dhe mundësisë që kampusi të rritet. Nuk është thjesht një kremtim i arkitekturës për hir të arkitekturës, por një arkitekturë për njerëzit dhe mjedisin.”