Avioni me ekipin kombëtar të kampiones së botës, Argjentinës, u ul në pistën e aeroportit të Buenos Aires pak pas orës 2 të mëngjesit, ku pritja e rezervuar fitimtarëve ishte pak të thuhet madhështore. Vendi ka shpallur festë kombëtare: Mijëra vetë ishin rreshtuan në anët ë rrugës ku kalonte autobusi për të përshëndetur kampionët e Katar 2022. Messi dhe Scaloni ishin të parët që zbritën nga avioni, të ndjekur nga i gjithë ekipi.