Në përfundim të “Javës së Kulturës Japoneze”, në Tiranë u zhvillua “Kupa e Ambasadorit Japonez” – një minikampionat i xhudos dhe i karatesë. Në ditën e fundit të garës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se bashkia do të ndihmojë në përmirësimin e infrastrukturës për këto sporte.