Në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës u zhvillua për herë të parë Kampionati i Shahut i organizuar në bashkëpunim me Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare, me mbështetjen e Dekanit të Fakultetit, Mark Markut dhe si edhe me kontributin e mjeshtrit të sportit dhe arbitrit ndërkombëtar, Shkëlqim Lazaj. “Është një sport që është shumë i rëndësishëm. Unë vet kam pasur një histori kur kam qenë në gjimnaz. Kisha një shok klase që ishte me probleme në shikim dhe në luanim bashkë. Ai e bënte lojën në imagjinatë. Ishte një kujtim shumë i mirë dhe ushtrim shumë efikas për mendjen. Kjo do jetë një nisje për një kampionat shahu në shkallë universiteti”, u shpreh Dekani Mark Marku.