Lezha u bë vendi pritës i kampionatit kombëtar të mundjes për të rinj. Në këtë kompeticion morën pjesë 140 sportistë të 16 ekipeve që garuan në kategoritë U15 dhe U17 në këtë disiplinë sportive në stilin e lirë dhe atë greko-romak. Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Sait Prizreni, një emër i njohur i këtij sporti në vendin tonë, këta mundës të rinj shihen si e ardhmja e vendit.