Në Gjirokastër këto ditë po mbahet një tjetër kamp restaurimi me pjesëmarrjen e rreth 30 studentëve të arkitekturës nga Shqipëria. Kampi është pjesë e praktikës mësimore të arkitektëve të rinj por pritet të sjellë rezultate të rëndësishme sa i përket rilevimit të rreth 10 banesave monumente kulture të kategorisë së parë dhe të dytë në rrezik shembjeje.