12 artistë nga vende të ndryshme të Evropës do të qëndrojnë për një javë në një kamp arti në Gjirokastër. Ato janë inspiruar nga Gjirokastra dhe kanë filluar të ndërtojnë punët e para që përfshijnë elementë të dekorit tradicional, të zejeve, të artizanatit, të arkitekturës dhe të bimësisë. Në një farë mënyre artistët po përshkruajnë përmes artit stilin e jetës në Gjirokastër. “Fustanella erdhi si inspirim nga prezantimi i artizanatit. Ato na prezantuan me fustanellën sesi e realizojnë dhe më lindi ideja që të bëj një tendë të madhe në formën e fustanellës.”