Top Channel/ Kampet në Gjadër në zonë ushtarake! TCH sjell pamjet me dron nga ish-Fusha e Aviacionit
07/11/2023 14:30

Pas mbërritjes dhe procedurave të para në Portin e Shëngjinit, refugjatët që Italia do të strehojë në vendin tonë do të vendosen në kampet që do të ngrihen në zonën ushtarake të ish- Fushës së Aviacionit në Gjadër. Gjatë ditës së sotme, gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda ka bërë një vëzhgim në zonë, ku përmes dronit është parë se në brendësi të kampit nuk ka nisur puna për restaurimin e godinave të vjetra ushtarake. “Jemi munduar të afrohemi edhe pranë zonës, por puna vijon normalisht nga forcat ushtarake të vendosura në këtë zonë. Nuk kemi mundur të marrim asnjë informacion zyrtar, por nga ajo çfarë shihet në terren ende nuk ka diçka konkrete në fushën ku do të strehohen refugjatët e ardhur nga brigjet afrikane. Unë jam munduar të marrë edhe reagime nga institucionet në Lezhë, por edhe nuk ka një informacion zyrtar”- raportoi për studion e lajmeve gazetarja Deda. Nga burimet bëhet me dije se janë pikërisht këto godina ushtarake që, pasi marrëveshja të bëhet e ditur, do të restaurohen dhe do të jepen në përdorim për refugjatët afrikan. Top Channel ka siguruar edhe pamjet ku ndodhen godinat në të cilat do të strehohen refugjatët afrikan pasi të vijnë nga Porti i Shëngjinit – i cili prej vitesh tashmë nuk është në funksion përveçse për peshkatarët.

Top Channel/I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës
06/11 11:08
Top Channel/ Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK, do pyetet si deklarues nga prokurori Ols Dado
06/11 11:07
Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05
Top News – Aktiviteti i Bankës së Zhvillimit. KE kërkon mbikëqyrje të plotë nga Banka e Shqipërisë
06/11 09:52
Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32