Në portin e Shëngjinit është gati struktura pritëse e emigrantëve që do të vijnë nga Italia. Në brendësi të portit ka përfunduar objekti, një fotot të të cilit e ka siguruar gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, një ditë para se të vizitohet nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. Qendra është marrë në dorëzim nga autoritetet italiane.