Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Bishqem. Një kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i autoveturës tip Golf është plagosur dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është jashtë rrezikut për jetën.