Një aksident është shënuar përgjatë autostradës Vlorë-Fier, në afërsi të Novoselës, ku një kamion i ngarkuar me dërrasa është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, ngarkesa me materiale ndërtimi ka rënë në asfalt, ndërsa dërrasat janë shpërndarë në të dyja anët e rrugës. Situata ka krijuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment, ndaj kërkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve.