Një kamion u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne teksa ishte në ecje në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale pasi shoferi arriti të dilte në kohë nga mjeti I tonazhit të rëndë. Drejt vendit të ngjarjes shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin u bë një defekt në pjesën e motorit. si pasojë e ngjarjes, në këtë pjesë rruge të autostradës u bllokua për disa minuta qarkullimi I mjeteve. Por situate u normalizua pas mbërritjes së uniformave blu.