Një kamion i ngarkuar me gurë është batuar në rrugë në zonën e Porto Romanos, në Durrës, duke u përmbysur në anë të rrugës. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime, por situata e krijuar ka paraqitur rrezik për qarkullimin dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Përtej faktit që nuk pati të lënduar, kjo ngjarje rrugore nxjerr në pah problematikat që lidhen me mënyrën e ngarkimit dhe sigurimit të materialeve të rënda. Transporti i tyre kërkon respektim rigoroz të rregullave teknike dhe të sigurisë, ndërsa neglizhenca në vendosjen apo në sigurimin e ngarkesës mund të ketë pasoja të rënda për jetën e përdoruesve të rrugëve dhe për infrastrukturën rrugore.