Banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras tashmë prej disa ditësh vijojnë të bllokojnë lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë që kalojnë në këtë lagje për të marrë inerte në kodrat e qytetit. Kalimi i tyre është kthyer një problem për banorët jo vetëm nga dëmtimi i rrugës që këto mjete sjellin, por rrezikojnë jetën e fëmijëve dhe krijojnë tronditje të banesave, ku disa prej tyre tashmë dhe kanë marrë dëmtime. Banorët vijuan me bllokimin e rrugës dhe sot, duke vendosur barriera mbrojtëse në rrugë, ndërsa dhjetëra forca policie tentuan t’i largonin banorët duke kërkuar hapjen e rrugës.