Partia opozitare LSDM akuzoi ministrin e brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski dhe partinë në pushtet VMRO DPMNE për arratisjen e Artan Grubit. LSDM-ja thotë se me pretendimet se kamerat në pikën kufitare Bllacë nuk kanë funksionuar në momentin kur Grubi ka kaluar, kjo ministri po tallet me publikun.