Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka nisur zbatimi i projektit për forcimin e sigurisë në shkolla përmes përdorimit të kamerave inteligjente. Sipas tij, tashmë 20 shkolla në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente, të cilat do të shërbejnë si një mjet shtesë për drejtuesit e institucioneve arsimore, punonjësit e sigurisë dhe prindërit. “Kur një tragjedi e tmerrshme në një shkollë të Tiranës mbajti frymën e mbarë Shqipërisë, kamerat nuk na ndihmuan dot mjaftueshëm për të kuptuar dinamikën e asaj ngjarjeje.