Top Channel/ Kamarieri u rrah se kërkoi pagën, Xhaxhai u nis me kallashnikov drejt hotelit
29/08/2026 15:10

Policia ka publikuar fakte të tjera lidhur me dhunimin e një të riu në Golem. Djemtë dhe dhëndri i pronarit të hotelit dhunuan kamerierin për pagesën, xhaxhai shkoi me kallashnikov për t’u hakmarrë. Ngjarja e rëndë kriminale është parandaluar dy netë më parë në zonën e Malit të Robit në Golem, pas një konflikti në një hotel që rrezikoi të përshkallëzohej në një përplasje me armë zjarri. Shkak është bërë dhunimi i 18-vjeçarit Genti Nela, i cili punonte si kamerier në lokalin e hotelit. Sipas hetimeve paraprake, i riu është dhunuar pas një konflikti për pagesën e punës së kryer. Për dhunimin e 18-vjeçarit janë arrestuar Florian Habilaj, 28 vjeç, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç, ndërsa Arbër Habilaj, 36 vjeç, është shpallur në kërkim. Personi tjetër i përfshirë, 36 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë. Sipas policisë, personat e dyshuar për dhunimin e 18-vjeçarit janë pjesëtarë të familjes së pronarit të hotelit. Florian Habilaj dhe Arbër Habilaj janë djemtë e pronarit, ndërsa personi tjetër është dhëndri i tij. Enold Dragoti është shoku i tyre. Pas dhunimit, Genti Nela u dërgua në Spitalin e Kavajës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, teksa policia po kryente veprimet në hotel, mori informacion në rrugë operative se xhaxhai i 18-vjeçarit, 47-vjeçari Melison Nela, ishte armatosur dhe po shkonte drejt hotelit, me qëllim hakmarrjen ndaj personave që kishin dhunuar nipin. Policia ndërhyri menjëherë dhe ndaloi automjetin e 47-vjeçarit në afërsi të hotelit. Gjatë kontrollit, në një çantë shpine u gjet një kallashnikov, tre karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë. Hetimet zbuluan edhe një tjetër element: pas konfliktit, vendngjarja ishte pastruar, ndërsa DVR-ja e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot ishin prerë. Melison Nela u arrestua në flagrancë për armën dhe municionin, ndërsa policia vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e konfliktit dhe veprimet e secilit prej personave të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19