Top Channel/ Kamala Harris përballet me diskriminim gjinor dhe racor, “Trump ka frikë nga debati”
14/08/2024 21:04

Thirrja e Nënpresidentes Kamala Harris për votuesit amerikanë që ta mbështesin atë për t’u zgjedhur në postin më të lartë të vendit të saj, po përballet me një mori sulmesh seksiste, që po vënë në shënjestër jetën e saj bashkëshortore, garderobën madje edhe të qeshurën e saj të veçantë – të gjitha këto, sipas ekspertëve, tipare të misogjinisë. Nënpresidentja Harris po përpiqet të përmbysë këtë teori, e cila ekziston për më shumë se një shekull, që kur gruaja e parë u fut në garë për presidente. Por studiuesit thonë se Harris përballet edhe me një sfidë tjetër të cilës nuk mund t’i shmanget: prejardhjes së saj të përzier racore. Ja çfarë thotë kandidati republikan për president, Donald Trump: “Ajo gjithmonë përmendte vetëm trashëgiminë indiane. Nuk e dija që është zezake deri para pak vitesh, kur ajo disi u shndërrua në zezake. Dhe tani ajo dëshiron ta njohin si zezake. Prandaj nuk e di, a është indiane apo zezake?” Ky, sipas studiuesve, është shembull i qartë i të ashtuquajturës “misogjini racore”, apo diskriminim gjinor ndaj grave me ngjyrë. Këto sulme paragjykuese nxitën edhe disa nga kritikët më të ashpër republikanë të Nënpresidentes Harris që të bëjnë përpjekje për t’i frenuar ato. Studiuesit thonë se ekziston një përkrahje në rritje për gratë që u përmbahen roleve më tradicionale në shoqëri, siç mund të shihet në lëvizjen e ashtuquajtur ‘gruaja tradicionale’ që po merr hov në rrjetin social ‘Instagram’, e cila e konsideron rolin e gruas si shtëpiake, nënë dhe si bashkëshorte e devotshme. Por disa votuese i hedhin poshtë këto sulme me bazë gjinore si “qesharake”. “Është seksiste. Bëhet fjalë për njerëz që duan dominimin e burrave. Edhe kur Clinton vuri kandidaturën, ata deklaronin ‘Oh jo, ajo është grua. Çfarë ndodh nëse është me cikël. Do ta fillojë luftën”, thotë Salenas Nash, votuese nga Kalifornia. Studiuesja Brown shprehet se Trump po përdor sulmet personale ngaqë i frikësohet ballafaqimit të drejtpërdrejtë me Harris në një debat. Së fundmi, Harris dhe Trump kanë shkëmbyer akuza në rrjetet sociale dhe duket se po i shmangeshin debatit të planifikuar më 10 shtator.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20