Top Channel/ Kamala Harris dhe Donald Trump në garë të ngushtë, “ndajnë” burrat dhe gratë
05/10/2024 19:45

Vetëm një muaj na ndan nga zgjedhjet e bujshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa pritet përballja kokë më kokë e demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump. 5 nëntori 2024 do të sjellë një drejtues të ri në Shtëpinë e Bardhë, me Harris e cila nëse zgjidhet do të shënjohet në histori, si presidentja e parë grua në SHBA, ndërsa Trump do të rikthehet në karrigen që drejtonte dikur, këtë herë me synime të qarta. Fushata intensive do të vijojë edhe këtë muaj, ku rivalët Donald Trump dhe Kamala Harris po përpiqen në muajin e fundit të fushatave të tyre që të fitojnë terren në komunitetet ku mund të kenë mbështetje më të vogël. Sondazhet tregojnë se nënpresidentja Harris, e cila pasoi Joe Biden pas tërheqjes së bujshme nga gara, gëzon mbështetje më të madhe mes votueseve gra. Gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut, Trump u zotua t’i mbronte gratë, për të cilat tha se janë më të varfra, me më shumë probleme shëndetësore dhe më pak të sigurta sesa kur ai ishte president. “Po harxhojnë më shumë para për ushqimet dhe gjithçka tjetër se sa shpenzonin katër vjet më parë. Janë më të stresuara, më të dëshpëruara dhe të pakënaqura se sa ishin katër vjet më parë. Unë do t’i rregulloj të gjitha këto probleme”, u premtoi Trump grave amerikane. Qasja ndaj abortit është një nga arsyet se pse Trump renditet pas demokrates Harris mes votueseve gra, kjo e fundit ka shprehur se ndalimi i abortit kufizon të drejtat e grave. Ish-presidenti emëroi në Gjykatën e Lartë pjesëtarë që ndihmuan në dhënien fund të një ligji federal mbi 50 vjeçar për mbrojtjen e abortit. “Nuk është e nevojshme që dikush të braktisë besimin fetar apo bindjet e veta për të rënë dakord se shteti nuk duhet t’u tregojë grave se çfarë duhet të bëjnë. Gratë mund të zgjedhin vetë nëse duan të flasin me priftin, rabinin apo hoxhën. Pra nuk i takon qeverisë apo Donald Trumpit që t’u thotë grave se çfarë të bëjnë me trupin e tyre”, tha Harris. Por nga ana tjetër, republikani Trump kryeson mes votuesve burra. Ekonomia vazhdon të jetë çështja kryesore për shumicën e votuesve. Trump thotë se do të tërheqë investime të huaja dhe hapë më shumë vende pune. Harris po premton një ndihmë prej 25 mijë dollarësh për blerësit e rinj të shtëpive. Votimi i hershëm ka vazhduar tashmë në 23 shtete. Ndërsa shumica e shteteve janë të vendosura se për kë do të votojnë, mendohet që fituesi i zgjedhjeve të përcaktohet nga shtetet fushëbetejë si Miçigani, Uiskonsin, Pensilvania, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Arizonën.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20