Top Channel ka siguruar dosjen me përgjimet që zbardhën skemën e policëve kufitarë të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, zbardhen përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.