Në Elbasan, ka nisur puna për të bërë të aksesueshme Kalanë e Menglit, për ti shtuar kështu zonës një tjetër atraksion turistik dhe kulturor. Kalaja e Menglit është një fortifikim i hapur i periudhës ilire, të cilën më pas romakët e kthyen në një fortifikim të mirëfilltë ushtarak. Ajo ndodhet në një kodër me lartësi dominuese, 4 kilometër në lindje të Elbasanit.