100 mijë turistë kanë vizituar Kalanë e Argjiros në Gjirokastër gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, duke e renditur atë ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri.Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Ardis Duka, thotë se shifrat tregojnë një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.