Bijtë e parë të Adamit dhe Evës, Kaini dhe Abeli i ofruan flijime Zotit, që pranoi vetëm atë të Abelit. Kaini i pushtuar nga xhelozia i merr jetën vëllait, duke kryer vrasjen e parë në histori sipas Biblës. Kjo ngjarje biblike ishte pikënisje për regjisorin Rafael Hoxhaj për të vënë në skenën e Teatrit Eksperimental dramën “KAINI dhe ABELI – Të bijtë e Adamit”, që në fakt i flet aktualitetit.