Top Channel/ “Kafazi” në gjyq, debat për të drejtat! KSHH kundër kafazit të xhamit
22/04/2026 20:15

Ky është kafazi prej xhami që ndan të akuzuarit dhe të pandehurit me avokatët e tyre dhe me drejtësinë. Kundër këtij kafazi prej xhami ka dalë Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili jo vetëm thotë se avokatët e kanë të vështirë të komunikojnë me klientët e tyre, por rendit edhe një sërë problemesh të tjera ligjore. KSHH deklaron se vendosja automatike e të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit nuk ka bazë ligjore, bie ndesh me standardet e vendosura dhe rrezikon drejtësinë e procesit. Duke iu referuar standardeve europiane, KSHH deklaron se nuk ka asnjë justifikim që një person të trajtohet si “kafshë e egër”. Ky konkluzion i KSHH del pas ankesës së avokatëve të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili u ankua se me mbajtjen në kafaz të Beqajt i kufizohet ndjeshëm ushtrimi efektiv i mbrojtjes. Ndërkohë që KSHH sjell në vëmendje edhe kërkesën më të fundit të ish-presidentit Ilir Meta, i cili i kërkon gjykatës që gjatë gjykimit të themelit të jetë përkrah mbrojtjes dhe jo në kafaz. Një kërkesë të tillë e ka parashtruar edhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, por të tre të pandehurve nuk u është pranuar nga gjykata. Duke kujtuar ligjin, KSHH shprehet se i pandehuri merr pjesë në gjykim si person i lirë edhe kur është i paraburgosur, aq më tepër që Strasburgu ka deklaruar në kazusin Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë se mbajtja e të pandehurve në kafaz gjatë gjykimit përbën trajtim poshtërues që prek prezumimin e pafajësisë. Më herët, të arrestuarit përballeshin me gjykatën pasi vendoseshin në kafazë hekuri, ndërsa vitet e fundit, pas kërkesave të organizatave për të drejtat e njeriut, ky kafaz u zëvendësua me një kafaz xhami, edhe ky tashmë i vënë në pikëpyetje. Megjithatë, në krahasim me qytetarët e thjeshtë që ulen në të njëjtat karrige, problemi është rikthyer me rastin e gjykimit të ish-funksionarëve. Deklarata e plotë: Avokati mbrojtës i Z.Ilir Beqaj, në një shkresë të datës 10.04.2025 drejtuar disa institucioneve, përfshirë Komitetin Shqiptar të Helsinkit, ngre shqetësimin se gjatë seancave paraprake gjyqësore, klienti i tij vendoset në kafaz sigurie, fillimisht metalik dhe më pas prej xhami. Për të komunikuar me të mbrojturin, avokatit i duhet të kërkojë leje nga gjykata dhe t’i afrohet fizikisht kafazit, një praktikë që kufizon ndjeshëm ushtrimin efektiv të mbrojtjes. Ky shqetësim është ngritur edhe në gjykatë. Me vendimin e datës 07.04.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka rrëzuar ankimin, duke argumentuar se vendosja në kafaz nuk është në kompetencën e saj, por të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, institucioni përgjegjës për shoqërimin e të paraburgosurve. Sipas publikimeve të medias të dt.21 Prill 2026 , e njëjta kërkesë është paraqitur më herët edhe nga avokati mbrojtës i Z.Ilir Meta, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të mos u mbajtur në kabinën e xhamit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, duke argumentuar cenim të drejtave kushtetuese dhe standardeve ndërkombëtare për një proces të rregullt. Të dy shtetasit mbahen në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me masën e sigurisë “arrest në burg”. Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se kjo praktikë e Gjykatës përbën shkelje të rëndë të legjislacionit të brendshëm dhe të standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Së pari, sipas nenit 341 të Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore dhe ruajtja e rendit në sallë janë kompetencë ekskluzive e gjykatës. Së dyti, neni 344 parashikon qartë se i pandehuri merr pjesë në gjykim si person i lirë, edhe kur është i paraburgosur. Kufizimet lejohen vetëm nëse ai pengon zhvillimin e seancës. Në këtë kuadër, argumentimi i Gjykatës se vendosja në kafaz është kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bie ndesh me ligjin procedural penal. As ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dhe as aktet nënligjore përkatëse, nuk parashikojnë përdorimin e kafazit si masë standarde në sallën e gjyqit. Së treti, kjo praktikë bie në kundërshtim edhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë, GJEDNJ konstatoi se mbajtja e të pandehurve në kafaz gjatë gjykimit përbën trajtim poshtërues në shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu, kjo praktikë cenon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin efektiv me mbrojtjen, duke sjellë edhe shkelje të nenit 6 të Konventës Evropiane, që garanton të drejtën për proces të rregullt. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nënvizuar se nuk ka asnjë justifikim që një person të trajtohet si “kafshë e egër” dhe se arsyet e sigurisë mund të adresohen me masa më pak kufizuese, si shtimi i pranisë policore. Në përfundim, KShH vlerëson se vendosja automatike e të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit nuk ka bazë ligjore, bie ndesh me standardet e garantuara në legjislacionin vendas dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si dhe rrezikon drejtësinë e procesit. Zbatimi korrekt i parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale dhe respektimi i standardeve të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të elaboruara në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) nuk janë çështje interpretimi, por detyrim për autoritetet vendase përfshi gjykatat.

Top News – Nga droga te zhvatja. Arrestohet në Vlorë 38-vjeçar i kërkuari nga Italia
30/10 12:04
Top News – Konsultimet për datën e zgjedhjeve. PS e PSD te Begaj, opozita refuzon në bllok ftesën
30/10 11:50
Top Channel/ Arrestohet në Vlorë 38-vjeçari, i dënuar në Itali me 7 vite burg, pritet ekstradimi
30/10 11:28
Top News – Buxheti prezantohet te Ekonomia. Braçe: Ligji të zbatohet siç miratohet deri në fund
30/10 11:21
Top News – Ndryshime në Bashkinë e Tiranës. Veliaj shkarkon dy nënkryetarët, emëron Etleva Bishën
30/10 11:11
Top Channel/ Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën
30/10 10:51
Top News – Buxheti prezantohet me fjalë të mira edhe nga…Erion Braçe
30/10 10:48
Top News – Arrest shtëpie, por lëvizte me armë. Kapet në flagrancë 41-vjeçari pranë Vorës
30/10 10:26
Top News- BSH, imunitet nga drejtësia e qeveria/ Guvernatori s’arrestohet, ‘imunitet’ dhe për bordin
30/10 10:01
Top Channel/ Aksident i rëndë në Fieri, makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, 2 të plagosur
30/10 09:59
Top News – Opozita refuzon ftesën e Begajt. Konsultimi për datën e zgjedhjeve vetëm me PS e PSD
30/10 09:59
Top News – Digjen goma buzë Shkumbinit. Flakët përsëriten natën, autorët të panjohur
30/10 09:58
Top News- “Veliaj vijon në kushte denigruese”, Ndreca: U deshën 32 orë për njoftimin zyrtar
29/10 22:48
Top News- “Vendimi sekret”/Veliaj sfidon Burgjet: Na vini në dispozicion autorizimin e kryeministrit
29/10 22:43
Top News- Rrëzimi i helikopterit ushtarak/ Shqipëria solidarizohet me Italinë: Qëndrojmë krah jush
29/10 22:40
Top Channel/ Tymi i zi “pushton” Elbasanin, çfarë po ndodh në qytet
29/10 22:36
Top Channel/Veliaj në burgun e Fierit, Avokati: Vijon të jetë në kushte denigruese, u deshën 32 orë…
29/10 21:20
Top Channel/ Shembja e banesës në Athinë ku vdiqën 3 shqiptarët, hajdutët vodhën tubat e gazit dhe…
29/10 21:04
Top Channel/ Sfidoi policinë, bie në lumë! Shoferi durrsak ishte i dehur në timon, dy të plagosur
29/10 19:54
Top News – Veliaj në burgun e Fierit. Balla: Çështja do verifikohet nga institucionet!
29/10 19:50