Top Channel/ Kadyrov shkon në Ukrainë, lideri cecen përgatit trupat për sulm në Kiev!
14/03/2022 12:38

Lideri cecen Ramzan Kadyrov, aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, pretendon se ka udhëtuar në Ukrainë për të takuar trupat çeçene që po luftojnë përkrah forcave ruse. Al Jazeera thotë se kanali televiziv çeçen Grozny postoi një video që e tregonte Kadyrovin në një dhomë të errët me uniformë ushtarake duke diskutuar me trupat e tij për një operacion ushtarak 7 km nga kryeqyteti ukrainas, Kiev. Sipas al jazeera, videoja është filmuar në Hostomel, një fushë ajrore pranë Kievit e pushtuar nga forcat ruse në ditët e para të ofensivës së tyre. Sidoqoftë, ajo thotë shkruan se nuk ka mundur të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e Kadyrov. Ditën tjetër ishim rreth 20 km nga ju nazistët e Kievit dhe tani jemi edhe më afër”, shkroi Kadyrov. Ai u bëri thirrje forcave ukrainase që të dorëzohen “përndryshe jeni të mbaruar”. Kadyrov, i cili shpesh e ka përshkruar veten si “ushtari këmbësor” i Putinit, ka postuar video të trupave çeçene të armatosura rëndë në rajonin e Kievit si pjesë e forcës pushtuese të Rusisë. Ai është akuzuar vazhdimisht nga grupet e të drejtave të njeriut, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për shkelje të të drejtave, të cilat i mohon. Moska luftoi dy luftëra me separatistët në Çeçeni, një rajon kryesisht mysliman në Rusinë jugore, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Por që atëherë ajo ka derdhur shuma të mëdha parash në rajon për ta rindërtuar atë dhe i ka dhënë Kadyrovit një masë të madhe autonomie.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04