Top Channel/ Kadastra, derë më derë në Palasë! Kontroll për banesat pa dokumentacion
08/09/2026 19:52

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të nisë nga Palasa trajtimin e banesave pa dokumentacion pronësie, një proces që do të shtrihet në të gjithë vendin. Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, theksoi se duke filluar nga e mërkura, specialistët e Kadastrës do të zbresin në terren, duke kontaktuar banorët dhe trajtuar të gjitha rastet. “Kadastra do të trajtojë banesat pa dokumentacion pronësie me një qasje tjetër. Kadastra shkon derë më derë. Procesi nis nesër në Palasë, ku ekipet e Kadastrës do të qëndrojnë për një javë, me qëllim trajtimin e të gjitha banesave pa dokumentacion pronësie në këtë zonë. Më pas, nisma do të vijojë me radhë në fshatra të tjerë në të gjithë vendin. Ju kërkojmë banorëve të Palasës të bashkëpunojnë me specialistët në terren, të njoftojnë familjarët, të afërmit dhe fqinjët, si dhe të sigurohen që gjatë vizitës së ekipeve të ketë një person në banesë për t’i pritur ata. Specialistët do të kryejnë matjet në terren, do të verifikojnë dhe saktësojnë dokumentacionin, ndërsa për çdo rast që plotëson kriteret ligjore do të merret vendimi përkatës, i cili do t’i dërgohet qytetarit direkt përmes platformës e-Albania. Ekipet e Kadastrës do të jenë gjatë gjithë kohës në terren, në zonat ku kryhet puna, duke iu dhënë mundësi qytetarëve të informohen qartë për fazën në të cilën ndodhet dosja e tyre. Pas verifikimeve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të publikojë statusin e të gjitha banesave të trajtuara, duke bërë të qartë se cilat prej tyre janë pajisur me vendim, cilat raste kërkojnë plotësimin e dosjes me dokumente që Kadastra nuk mund t’i sigurojë vetë, siç mund të jetë dëshmia e trashëgimisë, si dhe rastet kur ekipet nuk kanë mundur të aksesojnë banesën.

Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57
Top Channel/ Rrjedhje gazi në furrë buke në Fier, pronari dhe punëtori përfundojnë në spital
11/11 12:57
Top Channel/ Franca dënon dhunën në protesta, Ambasadorja Suard shmang krahasimin me Shqipërinë
11/11 12:56
Top Channel/ Deti i trazuar, ndalet lundrimi, erëra deri në 35 metra në sekondë dhe dallgë 4.5 metra
11/11 12:56
Top Channel/PS ultimatum për zgjedhoren, Balla: PD afat deri 30 nëntor, e miratojmë edhe pa opozitën
11/11 12:55
Top Channel/ Sara Mila në SPAK, hetim për korrupsion në zgjedhje, thirret si deklaruese
11/11 12:55
Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10
Top News – Shmanget tragjedia në Fier. Rrjedh bombola e gazit, asfiksohen punonjësit e furrës
11/11 10:09
Top News – Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK, ja për çfarë dyshohet
11/11 10:09