Top Channel/ Kabllot e prera në Balltik, BE: E bëri Rusia, e presin sanksione!
27/12/2024 11:53

Dëmtimi i katër kabllove nënujore të telekomunikacionit në Balltik ishte vetëm më i fundit e një serie incidentesh të këtij lloji që kanë ngjallur shqetësim në Europën Perëndimore. Raportet e fundit flasin për dëme në tre kabllo midis Finlandës dhe Estonisë dhe një mes Finlandës dhe Gjermanisë. Autoritetet kanë hapur një hetim pa përjashtuar mundësinë e sabotimit. Fokusi i hetimit do të jetë një cisternë nafte që mund t'i përkasë të ashtuquajturës flotës hije të Rusisë. BE ka kërcënuar të vendosë sanksione ndaj flotës në fjalë pas dëmtimit rishtazi të një kablloje nëntokësore në Detin Baltik dhe kapjes së një anijeje të dyshimtë nga autoritetet finlandeze. Ne do të propozojmë masa të mëtejshme, duke përfshirë sanksione, që shënjestrojnë këtë flotë. Anija e dyshimtë është pjesë e flotës ruse në hije, e cila kërcënon sigurinë dhe mjedisin dhe në të njëjtën kohë financon buxhetin e luftës ruse. Natën e Dytë të Krishtlindjeve, hetuesit finlandezë hyjnë në një cisternë nafte në Detin Baltik. Anija "Eagle S" nën flamurin e Ishujve Kuk ndodhej në mënyrë të dyshimtë pranë linjës së energjisë Estlink 2 midis Estonisë dhe Finlandës, e cila ndali së punuari papritur në ditën e Krishtlindjes. "Ne dërguam një anije patrullimi te cisterna dhe zbuluam se spirancat nuk ishin në vend. Prandaj kishim arsye të besonim se diçka e çuditshme po ndodhte", u shpreh nënkryetari i rojes kufitare Markku Hassinen në një konferencë shtypi. Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, sulmet hibride janë shtuar në rajonin e Detit Baltik e Finlanda është bërë shpesh objektiv i sulmeve të tilla.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11