Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen “ Kastriot Muço“ në Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërkohë që nga informacionet paraprake dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit ndërkohë që dhjetëra familje kanë mbetur në errësirë. Operatorët e OShE janë në terren për të parë nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.