Të gjendur mes dy kuvendesh, i pari i thirrur nga ish-kryetari dhe i dyti nga kryetari aktual, dhjetori mund të shënojë përçarjen më të madhe të Partisë Demokratike në muajin e themelimit të saj. Nënkryetarja demokrate Jorida Tabaku, e cila ka vendosur të shkojë në Kuvendin e thirrur më 18 dhjetor nuk beson se vendimi i Bashës do të ndajë partinë.