Tashmë ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është takuar me shqiptarët në Amerikë, me të cilët ka darkuar. Shumë vite pasi ishte larguar nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë, Parashqevi Simaku u shfaq pak ditë më parë në një stacion treni në New York, si e pastrehë. Kjo situatë vuri në lëvizje shqiptarët, teksa biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku një natë më parë, ku kanë kaluar një darkë së bashku.