Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën plenare të radhës, ku në fokus pritet të jenë interpelancat me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët e Partisë Demokratike. Seanca, e planifikuar të nisë në orën 10:00, përfshin gjithashtu diskutimin e disa projektligjeve të rëndësishme, mes tyre ndryshimet në Kodin Rrugor, ligjin për shtetësinë dhe mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit me lëndë djegëse