Pas një serie akuzash për ngacmim seksual Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo dha dorëheqjenv të martën . Kjo shënon një rënie spektakolare nga pika kulmore e karrierës së tij një vit më parë, kur u përshëndet gjerësisht në shkallë vendi për njoftimet e tij të hollësishme të përditshme dhe udhëheqjen gjatë ditëve më të errëta të COVID-19.