Thirrjet për largimin e klasës politike shoqëruan edhe protestën e 87 në Tiranë. Protestuesit besojnë se në shtator do të ketë arrestime. Nga sheshi i protestës u bë thirrja për të mos dorëzuar. Fjalimet para godinës qeveritare kishin të gjithë një mesazh: dorëheqje dhe krijimin e një qeverie teknike. Pas mesazheve, protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit me thirrje dhe flamuj kuqezi.