Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ashpërsuar më tej gjuhën sot ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, teksa ky i fundit është mbështetur publikisht nga KLP-ja dhe ambasada amerikane. Në një konferencë për shtyp, Meta tha se Dumani i kishte çuar njerëz që t’i kërkojnë të largohet nga Shqipëria, por që e ka refuzuar.