Përmes një gjesti prekës, klubi Italian i futbollit, Juventus nisi autobusë drejt qytetit hungarez të Zahonit për të marrë atje 80 ukrainas që i janë larguar luftës, shumica fëmijë të moshës nga 6 deri në 14 vjec. Disa prej këtyre fëmijëve ishin pjesë e shkollave të futbollit në Kiev, Kharkhiv dhe zona të tjera të bombarduara sot nga forcat ruse. Përvec kësaj, autobusët do të dërgojnë edhe ushqime, ilace e veshje për personat e tjerë të ndodhur në kufi.