Seanca plenare e sotme përfshin 10 interpelanca. Opozita kërkon praninë e Edi Ramës për çështjet e emigracionit, ndërsa interpelanca janë parashikuar edhe me disa ministra për temat e shëndetësisë, infrastrukturës, bujqësisë, arsimit dhe sigurisë. Në rend dite është edhe votimi i ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit.