Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë në ditën e shtatë të protestës kundër investimit në Zvërnec. Pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit, duke kërkuar anulimin e tij dhe mbrojtjen e zonës. Tubimi në kryeqytet vjen pas protestave të zhvilluara më herët në Zvërnec dhe në qytete të tjera brenda dhe jashtë vendit.