Po mbahet sot në kryeqytet dita e 66-të e protestës. Si çdo ditë tjetër, protestuesit u mblodhën në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. Pas marshimit qytetarët u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku mbajnë fjalimet si çdo natë tjetër. Edhe sot kërkesat janë po të njëjta, ato të dorëheqjes së Qeverisë dhe krijimi i një Qeverie teknike. “Si qytetar i Cërrikut, doja të flisja për Reformën Territoriale, sepse atë vend e njoh në çdo rrugë, lagje dhe të gjithë njerëzit. I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, të dalë publikisht dhe të kundërshtojë shkrirjen e bashkisë. Nëse nuk është i gatshëm të mbrojë institucionin për të cilin kërkon votën, duhet të largohet”, tha një nga qytetarët e Cërrikut.